Fundoset transportuesja në Egje pas përplasjes me ishujt grekë, shpëtohet ekuipazhi

Një anije transportuese me flamur të Togos është fundosur sot pasdite pasi ka goditur një ishull të vogël grek në detin Egje. Roja bregdetare greke tha se të gjithë 16 anëtarët e ekuipazhit në bord janë shpëtuar.

Transportuesja ‘Sea Bird’, që lundronte nga Ukraina me destinacion Tunizinë, dërgoi sinjalin për ndihmë teksa po lundronte mes ishujve të vegjël shkëmborë në jugperëndim të detit Egje, njoftonte roja bregdetare greke.
16 anëtarët sirianë të ekuipazhit të saj u shpëtuan nga anija të tjera që po lundronin në afërsi të saj.
Ende nuk është e qartë se nga çfarë shkaku erdhi ak sidenti.

Tre mjete kundër ndotjes detare u dërguan me urgjencë në vendngjarje për të kontrolluar rrjedhje të mundshme nga transportuesja, njoftonte roja bregdetare./CNN/
Top Channel