Fushë-Arrëz/ Qytetari lidh pas makinës qenin e tij dhe e tërheq

Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është kthyer në një problem madhor.

Macet dhe qentë janë kafshët të cilat më së shumti bien pre e sjelljes jonjerëzore nga qytetarët në mbarë vendin.

Së fundmi një video tronditëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar shihet teksa tërheq zvarrë me makinë qenin e tij, të cilin e ka lidhur në pjesën e pasme të automjetit.

Ngjarja është filmuar nga një qytetare në Fushë -Arrëz. Nuk dihet se ku ka përfunduar kafsha tashmë, por veprime të tilla po përsëriten pothuajse çdo ditë e askush nuk merr masa.

https://video-sof1-1.xx.fbcdn.net/v/t42.1790-2/279829978_1145206389597116_7435623482370933362_n.mp4?_nc_cat=108&ccb=1-6&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjU2NywicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=rKQpReQKpxwAX_jyTQr&rl=567&vabr=315&_nc_ht=video-sof1-1.xx&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT8PWgv6mBb2vwVnpEpERpn4EaS3QlF8zX9vsFP6sDQl2Q&oe=6276A3A3