Garanti i Kushtetutës apo i interesave personale? Disa pyetje për Ilir Metën dhe ‘spiunin’ e tij në Qeveri

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e datës 3 dhjetor 2018 miratoi ligjin 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8438 datë 28.12.1998; “Për Tatimin mbi të Ardhurat”” ku pjesë e këtij ligji parashikohej edhe shpërndarja e dividentit.

Vetëm pak ditë më vonë, më 20 dhjetor 2018, presidenti Ilir Meta me dekret Nr. 11015 e kthen ligjin në Kuvend me argumentimin se ky ligj bie ndesh me dispozitat kushtetuese.

Presidenti përmes një njoftimi në faqen zyrtare të institucionit, shpjegon se nga shqyrtimi i ligjit nr. 94/2018, konstatohet se dy nga dispozita e tij, respektivisht neni 9 dhe neni 11, paraqesin problematikë, sepse të dy këto nene bien ndesh me parashikimet e Kushtetutës dhe nuk janë në harmoni me parimet e mbrojtura prej saj.

Sipas njoftimit, Presidenti i Republikës, vlerëson se nenet 9 dhe 11 të ligjit nr. 94/2018, nuk janë në përputhje me parashikimet e Kushtetutës dhe krijojnë një trajtim jo të barabartë të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe të biznesit.

“Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitë ligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një “amnistie fiskale”, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj. Sipas ligjit nr. 94/2018, dy dispozita të tij (neni 2 dhe 8), trajtojnë të gjithë aksionerët me një normë tatimi mbi dividendin 8% për vitin 2018 e në vazhdim, ndërkohë që, sipas nenit 9 të ligjit, padrejtësisht përjashtohen nga ky lehtësim aksionerët të cilët e kanë shpërndarë dividendin e viteve 2017 dhe më parë. Në këtë mënyrë, krijohet pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%, ndërkohë që me hyrjen në fuqi të nenit 9 të ligjit të miratuar, aksionerët të cilët nuk e kanë shpërndarë dividendin deri në 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke aplikuar një tatim fitimi prej 8%,” argumenton Presidenti.

Duke u analizuar nga ekspertët e fushës, por dhe nga argumentet e Presidentit, kemi të bëjmë vërtet me një ligj antikushtetues, pasi neni 155 i Kushtetutës, Kapitulli ‘Financat Publike’ parashikon se Taksat, Tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të pagesave si dhe mënyra e mbledhjes së tyre përcaktohen me ligj.

Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.

Ilir Meta në çdo dalje publike nuk rresht së përsërituri arritjet e tij në mbrojtje të kushtetutës pikërisht duke përmendur kthimin e ligjit për dividentin si një ligj antikushtetues. Përveç se do ta ankimonte në Gjykatën Kushtetuese ai tha se do të çonte edhe në SPAK Kuvendin për këtë ligj.

Po a është e vërtet kjo?

A e ka kryer detyrën që i ngarkon Kushtetuta Ilir Metës në ushtrimin e detyrës apo kthimi dhe përmendja e këtij ligji në çdo studio televizive prej tij ishte thjesht një presion me qëllim përfitim nga ana e tij?

-Pyetja më e rëndësishme që ngrihet në këtë rast është; pse Ilir Meta nuk e dërgoi ligjin për shpërndarjen e dividentit në Gjykatën Kushtetuese si një ndër të vetmet ligje të cilat ai e ka argumentuar dhe provuar si ligj antikushtetues?

-A fshihen pas kësaj interesat e zakonshme financiare të Ilir Metës?

-Cili është pazari që ka bërë me përfituesit e këtij ligji?

-Cili është roli ish-ministrit të Financave të asaj kohe Arben Ahmetaj në këtë mbyllje goje të Metës?

-A është kjo nisja e një bashkëpunimi të ngushtë mes të dyve që solli dhe sulmet e Metës ndaj Qeverisë Rama?

-A mund të themi më se Ilir Meta është garant i Kushtetutës kur hapur është në dijeni të shkeljes së saj dhe nuk ka vepruar?

-Çfarë e pengoi Ilir Metën që të përdorte të drejtën ligjore të parashikuar nga nenet 49/50 të ligjit 99/2016 për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?

Kjo mund të ketë ndodhur për arsye kleinteliste pasi Presidenti familjarisht është i shquar për lidhje të tilla. Ky është vetëm një shembull në rastet e shumta që Ilir Meta ka ulur tonet dhe është bëre bashkëpunues në shkelje të hapur të ligjeve.