Gati 300 mijë raste të reja me Covid në Korenë e Veriut, mjekët sugjerojnë ujë me kripë për të sëmurët

Koreja e Veriut ka njoftuar së fundmi se gjithsej 42 persona kanë vdekur nga Covid-19 ndërsa vendi po përballet me valën e katërt të virusit. Të paktën 296,180 njerëz të tjerë janë përballur me simptomat e virusit ndërkohë që sistemi shëndetësor ka burime të pamjaftueshme për të trajtuar pacientët, teksa nuk ekziston asnjë program vaksinimi. Autoritetet koreane kanë raportuar:

Të gjitha provincat, qytetet dhe qarqet e vendit janë mbyllur plotësisht dhe njësitë e punës, njësitë e prodhimit dhe njësitë rezidenciale janë mbyllur që nga mëngjesi i 12 majit dhe po kryhet një ekzaminim i rreptë dhe intensiv i të gjithë njerëzve.
Televizioni Qendror Korean transmetoi të shtunën mbrëma trajtime për ethet. Një mjek në spitalin Kimmanyu sugjeroi “gargarë me ujë të kripur” dhe marrjen e medikamenteve të ndryshme në rast të temperaturës së lartë, dhimbjes së kokës, muskujve dhe kyçeve.