Gati dhënia me koncesion e Porto Palermos! Investitor strategjik përflitet babai i këngëtares së njohur

Ashtu siç JOQ Albania ka raportuar më parë, qeveria po bëhet gati për dhënien me koncesion të Porto Palermos. Koncesioni ka marrë kundërshtimin e banorëve të zonës që mbështeten nga Greqia.

Zona po synohet të shpallet e mbrojtur dhe autoritetet e zhvillimit të territorit në këtë formë lejohen të japin leje ndërtimi për interes publik, shtetëror ose kombëtar. Porto-Palermo ka qenë një zonë e lakmuar ndër shekuj nga qeveria pasi është shënjestër e qeverisë që t’i nxjerrë investitorin strategjik.

Një seancë dëgjimore është zhvilluar pak javë më parë në bashkinë e Himarës me të interesuarit dhe pronarët e zonës Llaman-Porto Palermo. Këta të fundit paralajmëruan qeverinë se kushdo që tenton të tjetërsojë posedimin pronësor në zonë do përballet me ligjin dhe furinë e himariotëve.

Ata e denoncuan publikisht nëpërmjet një letre projektvendimin si një plan djallëzor grabitjeje që do t’i jepet një investitori strategjik. Po luajnë zëra se babai injë këngëtareje të Kosovës fshihet pas projektit të zaptimit, por asgjë nuk është ende e sigurt.

Të gjitha organizatat greke janë vënë në dijeni nga himariotët, të zotohen në mbrojtje të minoritet grek në Himarë.