Gazeta turke: Vjosa Osmani u operua në Turqi për t’u dobësuar, qëndroi në hotel me 5 yje

Një prej gazetave më të mëdha turke, “Hurryiet”, ka shkruar se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas Hurryiet, Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, e cila pas operacionit është kthyer në Kosovë.

Gazeta ka shkruar se pas operacionit, në faqen e presidentes janë shfaqur fotografitë e saj ku duket vitale dhe ‘fit’, janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas sqarimit, operacioni të cilit i është nënshtruar presidentja, ndihmon përafërsisht në 80% të heqjes peshës. Si rezultat, sasia e konsumuar e ushqimit në mënyrë natyrale ulet, dhe pason humbja rapide e peshës.