Gjakovarja hedhë mbeturina nga ballkoni i banesës (FOTO)

Hedhja e mbeturinave në vendin dhe mënyrën e duhur kohëve të fundit është bërë “problem” për shumë qytetarë, të cilët gjejnë “zgjidhje” jo të duhura për t’i kursyer vetës kohë dhe mund, shkruan Gazeta Sinjali.

Para pak ditësh në Prishtinë ka ndodhur rasti ku një qytetare ka hedhur mbeturina nga ballkoni i banesës dhe më pas është gjobitur nga Drejtoria e Inspekcionit Komunal. “Shembullin” e saj e ka ndjekur edhe një grua në qytetin e Gjakovës.

Në faqet lokale të këtij qyteti janë publikuar disa fotografi të një gruaje të moshuar, e cila hedhë mbeturinat nga ballkoni i banesës së saj.

Gruaja e moshuar i ka hedhur mbeturinat nga banesat te salla e sporteve në Gjakovë./GazetaSinjali/