Gjiknuri i kërkon ndihmë emigrantëve: Hajdeni dhe na votoni

Damian Gjiknuri ka kërkuar ndihmë nga emigrantët për zgjedhjet e ardhshme. Ai kërkon ndihmën e tyre për të mundur kandidatët demokratë në mënyrë që të maksimalizojë votën.

Ish-ministri i MIE ka deklaruar se se ata kanë 9 vite në opozitë dhe dëshira e tyre për pushtet është e madhe. “Duhet ta pranojmë se 9 vite në opozitë dëshira e tyre është e madhe për pushtet por s’duhet t’i lejojmë ndaj ju duhet të jepni kontributin tuaj”,-tha ai ndër të tjera.

Do të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor që do të bëjnë të mundur votimin e emigrantëve në vitin 2025. Gjiknuri u ka kërkuar të kthehen në Shqipëri për zgjedhjet lokale dhe të japin votën e tyre vitin e ardhshëm. Këtë radhë ai ishte në Athinë dhe u kërkoi ndihmë emigrantëve shqiptarë në Greqi.