Goditet për vdekje nga treni një 36 vjeçar në Skenderaj

Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga treni në Aqarevë të komunës së Skenderajt.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur sot në orët e mëngjesit.

“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:43, informata ka qenë se një person është godit nga treni në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF Skenderaj ka konstatuar se personi është pa shenja jete.

Fillimisht është menduar se kemi të bëjmë me aksident me fatalitet mirëpo pasi është kontaktuar prokurori i shtetit, rasti është cilësuar si vetëvrasje dhe hetimet do të vazhdojnë në këtë drejtim”, tha Prekazi. /Telegrafi/