Goditi macen në Greqi, shqiptari nuk paraqitet në gjyq: Kam djegur kofshën e majtë

Para pak ditësh mediat greke publikuan një video ku shihej një i ri shqiptar që gënjeu një mace duke bërë sikur do ta ushqente dhe kur macja u afrua, shqiptari e shkelmoi duke e hedhur në det. Veprimi i tij u dënua, teksa shqiptari në fjalë i cili akuzohet për keqtrajtim kafshësh. Më 16 maj do të zhvillohet gjyqi ndaj 30-vjeçarit shqiptar i cili u pa në video teksa shkelmonte një kotele. Sipas Protothemës, në gjykimin e sotëm, në gjykatën e Kalkidës, i akuzuari nuk është paraqitur ndërsa avokati i tij është paraqitur me shënimin e mjekut, i cili megjithatë nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

30-vjeçari ka paraqitur një dokument nga spitali, sipas të cilit ka pësuar djegie në kofshën e majtë dhe në bazë të së cilës i është dhënë një pushim mjekësor shtatë ditor, ndërsa avokati i ka thënë se ai donte të ishte në gjykatë. Prokurori propozoi rrëzimin e kërkesës së tij, duke theksuar se ky nuk është një problem i rëndë shëndetësor që e ka penguar daljen e tij në gjykim. Njëkohësisht në gjykatë kanë munguar dëshmitarët, personat që janë dëgjuar duke qeshur me veprimin e shokut të tyre në tavernën e Edipsos, ku si pasojë gjyqtari ka shtyrë për dhjetë ditë, duke i vendosur gjobë prej 200 eurosh. dëshmitarët.