Grabitën BKT-në në Koplik, tre grabitësit u larguan me “Golf 3” dhe e dogjën më vonë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e BKT-së në Koplik. Mësohet se kanë qenë tre persona që kanë hyrë brenda dhe kanë grabitur bankën. Ata kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, pasi kanë kërcënuar punonjësit me armë.

Pasi kanë marrë paratë autorët janë larguar me makinën që kishin lënë jashtë, automjet tip “Golf 3”.

Më pas autorët e kanë djegur makinën në zonën e Bajzës.

Dyshohet se grabitësit kanë marrë një automjet tjetër për të humbur gjurmët.