Grimierja ukrainase dallon nxënësen e saj të pajetë përmes thonjve të kuq: Lufta ia shkatërroi ëndrrat!

Sulmet ruse në Ukrainë kanë marrë shumë jetë të personave të pafajshëm. Viktima më e fundit në Bucha që ka thyer zemrat e shumicës, është një 52 vjeçare. Këtë të fundit e ka dalluar Anastasiia Subacheva, një grimiere e qytetit të Gostomelit. Ajo dalloi nxënësen e saj që i ka dhënë mësime për make up përmes thonjve të lyer me manikyr të kuq dhe të bardhë. Ajo e identifikoi të ndjerën pasi dorën e 52 vjeçares e kishte parë shumë shpesh teksa mbante furçën gjatë mësimeve të saj për grim. Nxënësja e saj u gjet e shtrirë pajetë në rrugët e shkreta të Bucha.

“Kur e pashë, u ndjeva sikur zemra ime filloi të thyhej”, tha Subacheva në një telefonatë nga qyteti i Kropyvnytskyi, ku ajo iku me familjen e saj.

Subacheva, e cila është artiste e grimit në Bucha për pesë vjet, tha se ajo njihte shumë gra atje, sepse i kishte grimuar shumë prej tyre. Gruaja e ndjerë në fotografi, Iryna Filkina, 52 vjeçe, që punonte në një stacion, kishte kontaktuar me Subacheva në shkurt për të pyetur për klasat e grimit.

Subacheva

Ajo ëndërronte të bëhej e njohur dhe të rriste numrin e ndjekësve të saj në Instagram. Ajo ishte e emocionuar për një koncert të ardhshëm nga diva e popit ukrainas Olya Polyakova dhe më foli për atë se çfarë do të vishte dhe si do të bënte grimin e saj për këtë ngjarje. Por lufta u dha fund këtyre ëndrrave.

Vajza e të ndjerës, Olha Shchyruk, e cila kishte ikur nga Bucha pas fillimit të luftës, tha se kishte mësuar më 6 mars se nëna e saj ishte qëlluar një ditë më parë ndërsa kthehej nga puna me biçikletën e saj. Vajza e Filkinas u përballë me lajmin e vdekjes së nënës së saj ditën e lindjes.