Gruaja e shpalli të zhdukur në mars, ky është 42-vjeçari që u gjet i vdekur sot në Fier

Juljan Prifti është 42-vjeçari i cili u gjet i pajetë në lagjen e Backillarave në Fier, në zonën e quajtur zona e tubove. Mësohet se 42-vjeçari më 26 mars të këtij viti ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë ndjerë erën e rëndë në një ndërtesë të shembur dhe menjëherë kanë telefonuar policinë. Ka dyshime se ai mund të jetë vetëvarur pasi pranë tij kishte një litar dhe ishte në depresion për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Njoftimi i sotëm i policisë:

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.