Gruaja: Shoqja e vajzës na vinte me mamanë në shtëpi, e kapa duke folur me burrin tim

Një rrëfim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ditën e sotme nga një grua e dëshpëruar… E gjendur e dyjëzuar në situatën ku ndodhet ajo ka kërkuar ndihmën tuaj për të gjetur një zgjidhje.

E reja shpjegon se vajza e saj sillte vazhdimisht një shoqe të ngushtë në shtëpi të cilën e shoqëronte mamaja e saj. Papritmas ajo zbuloi se mamaja e shoqes së vajzës së saj kishte nisur të fliste me të shoqin. E shokuar nga ky fakt, gruaja rrëfen se këtë histori e kishte marrë vesh dhe e bija e cila ndihej shumë e lënduar.

Ajo është në mëdyshje nëse duhet ta lërë të bijën të vazhdojë shoqërinë me mikeshën e saj të zemrës apo të shkëpusë lidhjet mes të miturave pas këtij episodi mes të shoqit dhe mamasë së vajzës?