Gruaja vdiq pasi mori mjekimin, flet shefi i urgjencës së Korçës: Analizat i dolën mirë

Një 51-vjeçare e identifikuar si Albana Saliçe, ka ndërruar jetë ditën e sotme fill pasi mori mjekim në Spitalin e Korçës. Çelnik Fetallari me detyrë shef urgjence në spitalin e Korçës në dëshminë e tij para policisë ka deklaruar se zonja ka ardhur në urgjencë për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë.

Erdhi në urgjencë me dhimbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG e zemrës, i doli shumë mirë. S’kishte probleme. Edhe në analizat, doli mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua.
Më tej ai ka mohuar dhënien e ndonjë injeksioni apo gjilpëre duke hedhur poshtë pretendimet e bashkëshortit të viktimës. Dyshimet paraprake në lidhje me vdekjen tragjike të 51-vjeçares janë për problemet kardiake, dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarkt.