Hapet e pame në familjen e 18-vjeçares që vdiq në Ferizaj

Familja e 18-vjeçares, M.O që vdiq gjatë ditës së djeshme në Ferizaj i kanë hapur sot dyert për të pamje, shkruan Gazeta Express.

Express ka qëndruar sot në vend të ngjarjes e pasdite sjell rrëfimin e familjarëve për ngjarjen që tronditi këtë komunë.

Policia ka bërë të ditur se tashmë nën pranga ka përfunduar një person, ndërsa, i dyshuari kryesor për këtë rast, Dardan Krivaqa ndodhet ende në arrati.

Gazeta Express merr vesh se dyshohet që 18-vjecarja M.O që u dërgua dje në mesditë pa shenja jete në emërgjencën e Ferizajt, ishte duke bashkëjetuar tash e një kohë me 29-vjecarin që është në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një person është ndaluar lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares që u la pa shenja jete në emërgjencën e kësaj komune, ndërsa, një person tjetër vazhdon të mbetet në arrati./GazetaExpress.