Hëna dо të përplaset me Tоkën – gjë që po i frikësоn shkencëtarët

Dhjetra teorive për fundin e Tokës u shtohet edhe një e fundit, që për protagoniste të “vrasjes së jetës” në planetin tonë, gjithmonë nëse njerëzimi do të jetë këtu deri atëherë, sheh Hënën.

Shkencëtari i hapësirës në Universitetin e Idahos në Shtetet e Bashkuara, Jason Barnes thotë se sateliti ynë i vetëm natyror ka hyrë në një spirale orbituese që nuk shmang përplasjen me Tokën.

“Në fazën finale të evolucionit të sistemit Tokë-Hënë është i pashmangshëm përplasja e Hënës me Tokën

Energjia e çliruar nga kjo përplasje do të shndërrojë planetin tonë në një planet të mbushur me oqeane llave e magme”, thotë shkencëtari për revistën Forbes

Fatkeqësist, (ose fatmirësisht, varet nga kendvështrimi) në momentin e kësaj katastrofe, njerëzimi do të ketë disa miliarda të mira vitesh që do të jetë zhdukur nga Toka.

Hëna do të përplaset me Tokën pas 65 miliardë vitesh, pra rreth 59 miliardë vite pasi planeti ynë të jetë “shkrumbuar” nga Dielli, sipas një parashikimi tjetër.