Himara bosh në mes sezoni veror! Pushuesi: Vetëm 3-4 shezlone të zënë

Është e trishtueshme se si ka degraduar turizmi në Jugun e Shqipërisë… Të gjitha plazhet e bredgetit janë thuajse bosh, teksa edhe në fundjavë sheh shumë pak pushues.

Një shqiptar është habitur me braktisjen që i është bërë Himarës, për të cilën shprehet se në këtë sezon duhet të ishte plot me pushues. Të gjithë shezlonget janë të lira, ndërkohë që vetëm 3-4 prej tyre në të gjithë hapësirën, janë të zënë.

Qytetari shkruan: “Pershendetje JOQ, Ndodhem diku ne himare dhe shikojeni vete,jemi me 2 gusht ku ketu sduhet te kishte vende bosh e jo me 3-4 shazllone te zene. Eshte per tet ardhur keq!”