Histori prekëse, burri i paralizuar merr një dhuratë të çmuar nga nxënësit e të shoqes

Ky burrë është 37 vjeçar. Quhet Xheremi King. Tre vite më parë ai zbuloi se kishte kancer në tru. Në spital kreu një ndërhyrjes që zgjati mëse 8 orë.

Pas operacionit Xheremi jetonte, por me disa ‘pasoja’ serioze. 37 vjeçari humbi aftësinë për të ecur e kësisoj mbeti në një karrige me rrota.

Në atë kohë Xheremi ishte i fejuar me një grua që jepte mësim në një gjimnaz. Pavarësisht sprovave me shëndetin, Çelsi (Chelsie) martohet me Xheremin dhe prej dashurisë së tyre vjen në jetë një fëmijë.

“Kur mësova se ime shoqe ishte shtatzënë, isha shumë i shqetësuar. Isha i shqetësuar sepse ime shoqe do të duhej të përballej me problemet e mia dhe rritjen e fëmijës.” -kujton Xheremi.

Por dukej se shqetësimin e 37 vjeçarit, do të mundohej ta lehtësonte sadopak një grup prej 11 gjimnazistësh. E shoqja e Xheremit kishte pyetur një koleg që drejtonte klasën për punët kreative.

“Fëmija do të vinte në muajin mars e mendova të pyes kolegun nëse mund të ndërtonte diçka për Xheremin”-thotë Çelsi.

Në klasën e mësuesit Matt Zigler, ishin nxënësit ata që e morën përsipër projektin. Tre muaj punuan. Projekti nisi si një orvatje për të ndihmuar Xheremin, por edhe si një dëshirë për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara që janë në të njëjtën situatë si 37 vjeçari.

“Pjesa më e vështirë ishte të mendonim veten si është të kesh aftësi të kufizuara. Për të arritur në një projekt të suksesshëm, na duhet të kishim në vëmendje gjithçka që do t’i duhej një njeriu me aftësi të kufizuara, njëlloj si xhaxhi Xheremi”-tha një nga nxënësit.

E në fund, pas 3 muajsh punë, gjimnazistët arritën të krijojnë një pajisje që Xheremi të mund të shëtisë lirshëm fëmijën e tij si dhe të mund ta ketë pranë karriges me rrota.

“Ishte një eksperiencë shumë prekëse për mua. Kurrë nuk e kisha menduar se do të shëtisja i vetëm fëmijën tim”-tha Xheremi për media e huaj.