HISTORIA/ Kush është Sudja, gruaja rome e cila krijoi firmën e parë piramidale dhe u rropi lekët shqiptarëve (FOTO&VIDEO)

Personi që shikoni në foto është shtetasja Maksude Kadëna, e njohur ndryshe si “Sudja”. Emri i saj është i lidhur ngushtë me firmat piramidale në Shqipëri të cilat rropën shqiptarët nga paratë dhe shpallën njëri pas njërit falimentin.

Sudja është një shqiptare nga komuniteti rom, dhe është e para e cila nisi firmat piramidale në Shqipëri.

Në vitin 1993 themeloi nje firme piramidale e cila grumbulloi më shumë se 12 mijë kreditore dhe ushtroi aktivitet në legalitet pasi ajo nuk hapi asnjë llogari bankare ashtu siç vepruan shumica e kompanive të tjera piramidale.

Sudja ishte e para që falimentoi në fund të vitit 1996, duke krijuar një efekt domino në të gjithë sistemin e 24 firmave piramidale që u krijuan në atë kohë.

Falimenti i Sudes nxiti edhe protestat e para në vitin 1997.

Sudja ishte një nga piramidat më të vogla të mashtrimit, por me interesantja ndoshta. Gruaja rome, tërhoqi një pjesë të madhe klientësh, për shkak se përdorte një sferë kristali si një orakull për të parashikuar fitimet e investimeve të investitorëve.

Falimentimi i Sudes nxiti edhe protestat e para në vitin 1997.

Kur u arrestua, Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar dhe në 2001-shin u dënua me pesë vite heqje lirie.

Rikujtojmë se Sudes dhe të tjerëve,firmave të tjera piramidale të krijuara në këto kohë, shqiptarët i besuan 1.2 miliard dollarë! Me 16 nëntor 1996, Sudja zgjati kokën në një dritare pallati, para të cilit prisnin mijëra njerëz, dhe me megafon në dorë tha: “Nuk kam më para”.

Karriera e saj e mëparshme kishte qenë rrobalarëse dhe punonjëse në një fabrike këpucësh.