Hom.azhet për efektivin Saimir Hoxha, qindra policë e nde.rojnë! Babain mezi e mbajnë këmbët

Ka mbërritur në “Pallatin e Kongreseve”, trupi i pajetë i oficerit të krimeve, Saimir Hoxha, i cili u vra ditën e djeshme, pas aksionit për kanabisin. Ai u qëllua me armë nga një 21-vjeçar, Aldi Rama, i cili, u vetëvra, pas disa orësh ndjekje nga policia. Në ceremoninë mortore, kanë marrë pjesë qindra efektivë policie dhe zyrtarë të lartë të policisë. Hoxha do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve. Efektivi ishte babai i dy fëmijëve. Në ceremoni shihet edhe babai i viktimës. Ai mbahet prej krahu nga të afërmit e tjerë.