Horrori në Korçë! Rëndohet gjendja e 40-vjeçares që vrau beben

Një ngjarje tronditëse u shënua në Korçë ditën e djeshme. Valmira Hasimllarit, 40-vjeçarja, të cilës iu gjet e vdekur në valixhe foshnja në Korçë,

është dërguar nga ana e drejtorisë së shëndetit mendor të Korçës drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit, pasi gjendja e saj paraqitet tejet e rënduar.

Grupi i hetimor e ka pasur të pamundur për ta marrë në pyetje për të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Familjarët e gruas kanë mohuar në polici të kenë pasur dijeni për veprimet e 40 vjeçares në lidhje me futjen e foshnjës ne valixhe dhe fshehjen e trupit.