Hoteli në Shëngjin lëshon muzikë serbe, ankohen kosovarët – VIDEO

Shqipëria mbetet vendi më i frekuentuar nga kosovarët për të kaluar pushimet e verës. Qytetet bregdetare vërshohen nga turistët nga Kosova gjatë gjithë verës, raporton Gazeta Sinjali.

Por edhe sivjet atje nuk mungojnë rastet kur muzika në gjuhën serbe dëgjohet në hotelet dhe lokalet ku ndodhen pushuesit.

Së fundi është publikuar një video nga turistët që po kalojnë pushimet në një nga vendet më të pëlqyera për kosovarët, Shëngjin, ku sipas tyre muzika ‘live’ të premten mbrëma ishte serbe.
Kujtojmë se vetëm brenda dy jave 20 mijë shtetas kosovarë kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

/GazetaSinjali/