Hoxhaj viziton për Bajram edhe familjen e Kadri Veselit: Ai do të dalë fitimtar në këtë betejë me padrejtësinë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Ai në Facebook shpërndau një fotografi me familjen e Veselit dhe tha se Kadri Veseli do të dalë fitimtar në betejën e padrejtësisë.

“Për vizitë tek Ismet Veseli dhe familja e Kryetarit Veseli, me rastin e festës së Bajramit. Një familje e fortë që inspiroi dhe nxori Kadriun si atdhetar të madh. Edhe për këtë festë, Kadri Veseli nuk është pranë familjes dhe atdheut, por si shumëherë, ai do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë me padrejtësinë dhe do të kthehet në Kosovë, si njeriu që e do dhe mbron vendin e tij!”, ka shkruar ai.

Enver Hoxhaj gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe prindërit e ish-presidentit, Hashim Thaçi.