Hoxhë Shefqet Krasniqi: Burri nuk ia ka borxh me pyet gruan e parë, për me marrë gruan e dytë

Hoxha Shefqet Krasniqi, i njohur për deklaratat e tij kontraversale, ka goditur sërish në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Krasniqi është shprehur në një intervistë se burri mund t’i marrë dy gra, por jo që t’i mbajë në një shtëpi.

Së fundmi i ftuar në një emision televiziv, ai ka deklaruar se burri nuk ia ka për borxh ta pyesë gruan e parë, për me marrë gruan e dytë.

“Burri nuk e ka borxh me pyet gruan e parë, për me marrë gruan e dytë”,-thotë Hoxha.

Ai shtoi se gruaja e parë mund të kërkojë që gruaja e dytë të mos rrijë në të njëjtën shtëpi.

“Është ma mirë me i nda, që me qenë gratë më të qeta. Nuk ka nevojë asaj mi fol për tjetrën, por duhet me i folë kësaj me i thanë ‘me ty nuk ka, ti je ma e mira’ edhe tjetrës i thua gjithashtu”,-ka thënë Krasniqi ndër të tjera.