“Humba dhëndrin një dita para se të dilte nga spitali, mi la vajzën dhe mbesat” (Video)

Njëri nga viktimat e ngjarjes tragjike në spitalin modular të Tetovës është Ferdi Shaqiri, me profesion mjek, i cili ndodhej i shtruar në këtë spital.

Vjehrri i tij Feta Selimi, në një prononcim për gazetën LAJM ka thënë se, dhëndrri i tij nuk mundi t’i shpëtojë tragjedisë pasi gjithçka ndodhi brenda pak minutash.

Ai, sqaron se i ndjeri duhej të lëshonte spitalin një ditë pas tragjedisë, por fati nuk e deshi të dilte i gjallë prej aty. Dëshminë e plotë të Feta Selimit mund ta ndiqni në videon më poshtë.