Humbën rrugën në alpet e Valbonës/ Turistët bien në greminë, dyshohet për viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në alpet mes Valbonës dhe Thethit. Mësohet se disa turistë kanë qenë duke eksploruar bukuritë e alpeve tona, teksa kanë humbur rrugën dhe më pas dyshohet se kanë rënë në një greminë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se një prej turistëve ka humbur jetën, dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Nuk dihet ende numri i turistëve që kanë qenë duke eksploruar në malet e Valbonës, ndërsa pritet njoftimi i policisë.