Humbi kontrollin dhe makina iu përmbys, kjo është 24-vjeçarja që vdiq në Itali

Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja shqiptare Diana Galicaj e cila humbi jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e 13 prillit, në Rovigo, Veneto. E reja ishte duke udhëtuar me makinën e saj Volkswagen “Lupo” kur për arsye ende nën hetim humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një gardh të një shtëpie. Pas përplasjes, makina u përmbys duke i marrë jetën të resë shqiptare. Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti dhe këtu ajo kishte gjetur një punë në Castelguglielmo, si shumë të rinj, në dyqanin Amazon.

Grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe trupi i saj është në dispozicion të familjes për varrimin.