I biri vrau policin në krye të detyrës, babai i Aldi Ramës vjen nga Greqia për varrimin e tij

Ashtu siç u njoftua edhe më herët sot në orën 14:00 në Durrës do të kryhet varrimi i 21-vjeçarit Aldi Rama. Mamaja e tij Valbona Kolgjini ka hapur dyert e mortit dhe familjarë të shumtë kanë shkuar për ngushëllim në shtëpinë e saj. Ndërkohë ka mbërritur para pak çastesh edhe babai i Aldi Ramës, shtetasi Rufan Rama i cili jetonte në Greqi.

Duke folur për mediat babai i 21-vjeçarit tha se nuk kishte kontakte me djalin e tij pasi ai jetonte në Greqi ndërsa Aldi Rama kishte vendosur të jetonte me gjyshërit e tij në Lezhë. Ndërkohë dy prindërit e 21-vjeçarit ishin divorcuar vite më parë dhe sipas miqve e familjarëve të tyre ky ishte shkaku se përse Aldi i kishte përfunduar në këtë gjendje.