I dënuari me vdekje më i vjetër në botë në prag të ekzekutimit, 31 vjet në pritje

I dënuari me vdekje më i vjetër në botë do të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës të enjten. Carl Wayne Buntion, 78 vjeç, vrau një oficer policie 37 vjeç në vitin 1990.

Buntion u dënua me vdekje për vrasje në vitin 1991, ndërsa tre dekadat e fundit ai i ka kaluar në burg.

Të premten, më 15 prill, një gjykatës federal refuzoi përpjekjet e avokatëve të Buntion për të ndaluar ekzekutimin me arsyetimin se dënimi është “mizor dhe i pazakontë”.

Sipas mediave të huaja, Buntion i cili është i lidhur në një karrige me rrota, tashmë vuan nga probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë hepatitin C, cirrozën dhe sëmundje kronike të mëlçisë.

Një apel i refuzuar i paraqitur nga avokatët e Buntion në tetor të vitit 2021 argumentoi:

Z. Buntion është një burrë i dobët, i moshuar që kërkon kujdes të specializuar për të kryer funksionet bazë. Gjatë 31 viteve që ai ka qenë i burgosur me një dënim me vdekje, ai ka kryer vetëm tre shkelje disiplinore, ndërsa nuk ka bërë asnjë shkelje njëzet e tre vitet e fundit.