I FUNDIT/ Aksident i frikshëm, ‘Benzi’ bëhet copë, 3 persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, ku një mjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.