I FUNDIT/ Masakroi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet pas 24 orësh në arrati Ramiz Mici

Është arrestuar pas më shumë se 24 orë në arrati, 37-vjeçari Ramiz Mici, i cili masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, raporton News 24.

Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të premtes (30 gusht) në banesën e marrë me qira nga çifti në lagjen “Skenderbej” në Elbasan.

Ramiz Mici pasi qëlloi për vdekje me thikë 37-vjeçaren, braktisi trupin e saj të pajetë aty dhe u arratis.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga pronarët e banesës shtirë në dysheme mbuluar me gjak.Çifti ditët e fundit kanë pasur konflikte dhe Jetlira Elezi e kishte denoncuar në polici bashkëjetuesin e saj, por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar jetën.

Ramiz Mici dyshohet se vrau 37-vjeçaren për shkaqe xhelozie. Ata kishin qenë të martuar më parë dhe kishin fëmijë nga martesat e mëparshme.

Vajza e Jetlira Elezit jetonte me të ëmën, por mbrëmjen e krimit nuk ndodhej në banesë pasi kishte shkuar tek i ati.

Deklarata shokuese e vëllait të viktimës

Vëllai i Jetlira Elezit paralajmëron hakmarrje ndaj familjes së autorit. Në një postim në rrjetet sociale, ai i drejtohet autorit të krimit, Ramis Mici, që është në arrati se “katër njollat e gjakut të motrës së tij në banesë, kërkojnë katër koka nga familja jote”.

Ai shkruan në postim: U prefsh npaqe o Ramiz Mici u preft npaqe familia jote fmit e tuj. Po ju them Juve u prefshit npaqe se smund tja them motres time qe ti I ngule thiken sot. Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri skam per ti shku nese sju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti I derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote…

Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un personalisht o ti rop *** do e marr hakun i vetem un mor **** ca tkesh po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi mor *** qoft i idhet apo i omel osht i imi…. po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi…

Skam ca hum un mor *** ate burrnin qe ti paske pas Fiksoje ket daten e sotme se te afermit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot…

Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti

Ropt do ju ** qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men …