I FUNDIT/ Ndihen lëkundje të forta tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Greqia është goditur sërish gjatë ditës së premte nga një tërmet i fortë.

Forca e tërmetit ka qenë 4.8 ballë. Epiqendra e goditjes ka qenë 45 kilometra nga zona e Iraklisit dhe me thellësi 12 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Kujtojmë që Greqia prej disa muajsh është nën goditjen e vazhdueshme të tërmetit, ku dhe pak ditë më parë ka patur sërish lëkundje të forta.