




Sot ka qenë një ditë zie në Torino të Italisë, pasi është përcjellë në banesën e fundit vogëlushi shqiptar Aron Tila 4-vjeç, i cili vdiq për shkak të shembjes së ndërtesës, që ndodhi në periferi të qytetit, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi pak ditë më parë.
Dëshpërimi dhe dhimbja e nënës, Nertila dhe babait, Genci nuk përshkruhet me fjalë. Mediat italiane shkruajnë se flamujt u ulën në gjysmështizë.





“I gjithë qyteti u godit nga ky lajm i dhimbshëm, duke synuar të merrte pjesë në dhimbjen e familjes së fëmijës, me një ndjenjë emocioni dhe solidariteti” shkruajnë mediat italiane.
Aroni vdi q nën rrënojat e ndërtesës, e cila u rrëzua për shkak të një rrjedhje të dyshuar gazi që shkaktoi një shpërthim. Fëmija ishte në shtrat në dhomë duke fjetur, kur nëna e tij Nertila e pa veten poshtë rrënojave.
Çifti shqiptar pak kohë më parë ishin shpërngulur nga Campania për të filluar një jetë të re në Torino, por fati nuk ishte me ata.




