I humbur prej 8 ditësh, gjendet i vdekur në një arë i moshuari në Fushë Krujë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Krujë. Mësohet se në fshatin Larushk është gjetur trupi i pajetë i një 82-vjeçari, Ky i fundit është identifikuar me inicialet K. B., banues në Barkanush, të Krujës. Sipas familjarëve, i moshuari mësohet se ishte larguar nga banesa më 27 shtator. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë. Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.