I mbijetuari i masakres në Bucha rrefen tmerrin: Kam pasur 20 minuta kohë t’i varros të gjithë

Banorët e Bucha në Ukrainë, Mykola dhe gruaja e tij kaluan një muaj të tërë duke jetuar në bodrumin të ndërtesës kolektive. Kur rusët arritën në këtë qytet, v ranë të gjithë meshkujt nën 50-vjeç. E pasi që ai ishte 53-vjeç, i dhanë afat prej 20 minutave që t’i v arrosë të gjithë miqtë e tij.

Gjatë një interviste dhënë për ABC News, Mykola ka folur për tre va rre që gjenden përballë ndërtesës kolektive ku ai jeton. “Çdo person është shënjuar me një copëz dërrasë dhe i është vizatuar një ikonë – v arësisht nga feja që i takonte. Kam dashur t’ju jap një va rrim dinjitoz – me aq sa kam mundur. Për fat të keq va rret nuk janë mjaftueshëm thellë të hapura, por nuk doja t’i lija që t’i hanë qentë”, tha 53-vjeçari.

Dy prej miqve të tij janë qëlluar para syve të tij, e i treti është vr arë me gra natë. Gjymtyrët e trupit të tij kanë qëndruar nëpër rrugë për ditë të tëra – derisa iu lejua t’i mbledh dhe t’i fus në një thes dhe t’i gropos.

“Rusët kërkonin dokumentet kur arritën atje. Çfarëdo që shkruante në to, ata e konsideronin kërcënim – nënkuptonte se duhet të jenë të vdekur. I detyronin burrat të zhvishen, duke kërkuar tatuazhe – ndoshta ato ushtarake”, shpjegoi Mykola.

Një ekip i gazetarëve shkoi në lokacionin e v arrezës masive, që e kanë regjistruar edhe imazhet satelitore në afërsi të një kishe. “Kemi parë thasë me trupa të pajetë që janë hedhur njëri mbi tjetrin – të mbështjellë me çarçafë”, ka bërë të ditur një gazetar i cili shtoi se ky qytet është bërë një hapësirë e madhe e kr imit.