I mori jetën mësuese, ja kush është 36-vjeçari shqiptar që u arrêstua në Angli (Emri+Video)

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi dyshohet se të jetë vr asësi i një mësueseje, Sabina Nessa. ‘Daily Mail’ shkruan se bëhet fjalë për 36-vjeçarin Koci Selamaj.

Shqiptari u arr estua gjatë një bastisje që u bë sot në mëngjes bën banesën e tij në Eastbourne, East Sussex. Mësohet se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas kr imit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vr asjen e mësueses, policia ka arr estuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Ndërkohë, shqiptari njihej nga fqinjët e tij si person shumë i qetë. “Është një person shumë i qete. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, -tha një fqinj i tij.

Po ashtu, një fqinj tjetër tha se shqiptari shihte punën e tij. “Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, tha ai. Vr asja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me ar më në kokë.