I mori jetën policit/ 21- vjeçari Aldi Rama lë spitalin e Lezhës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aldi Rama është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 21-vjeçari ndodhet në gjendje kriktike, pasi tentoi të vetëvritet, por mbeti i plagosur rëndë, duke marrë dëmtime të shumta në kokë.Pak më parë ai u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku u intubua, por pas gjendjes së rënduar i riu është nisur drejt Traumës për një mjekim më të specializuar.

21-vjeçari vrau policin Saimir Hoxha gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa u vetëplagos me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.