I përket gjinisë asnjëanëse, Demi Lovato: E ndjej veten më shumë sesa burrë dhe grua

Në 29-vjetorin e saj, këngëtarja dhe aktorja e famshme Demi Lovato ka reflektuar rreth aspektit gjinor thënë publikisht se i përket gjinisë asnjanëse.

Demi Lovato, ka folur më hapur rreth identitetit gjinor gjatë kësaj javë, kur ka qenë paneliste në një e Samitit të 19-të Përfaqësuesve.

“Të qenët asnjanëse, çfarë do të thotë kjo… do të thotë se jam shumë më tepër sesa burrë dhe grua. Dhe se të gjithë jemi shumë më tepër nëse e lejojmë veten që të shohim përbrenda dhe e sfidojmë atë në të cilin jemi rritur duke jetuar”, ka theksuar Lovato.

Ylli amerikan ka përmendur gjithashtu frikën që ka ndier gjatë kohës kur ka treguar se i përket gjinisë asnjanëse.

“Isha shumë e stresuar në fillim që tregova se i takoj gjinisë asnjanëse sepse nuk doja që njerëzit të mendonin se ishte joautentike. Thjesht doja që njerëzit të shikonin se çfarë do të thoshte të dalësh si asnjanëse për procesin tim të rikuperimit”, ka thënë ajo.

Klan News