I ra dritarja sipër, foshnja 2-muajshe mbërrin me urgjencë në spitalin e Korçës

Një foshnje 2-muajshe është plagosur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se rreth rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe. Ka dyshime se foshnja është lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.