I riu në Prishtinë humb ndje.njat dhe rrëzohet në mes të rrugës, shpë.tohet nga një mjek aty

Një person është rrëzuar pa ndjenja gjatë ditës së sotme te semaforët në afërsi të Katedrales në Prishtinë.

Në një fotografi të publikuar në Facebook nga Shpend Lila tregohet se personi i rrëzuar është ndihmuar nga një doktor që gjendej aty pranë.

Krahas tij, sipas këtij postimi ka pasur një reagim të shpejtë nga ana e policëve civil dhe ndihmës së shpejtë.