I riu tenton të vrasë veten, shkon te Liqeni Artificial dhe pi fotoksinë

Një i ri ka tentuar të vrasê veten ditën e sotme te Liqeni Artificial në Tiranë. Mësohet se një 33-vjeçar me iniciale Sh.Sh ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, te Liqeni Artificial, shtetasi Sh. Sh., 33 vjeç, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.