I rrezikohet jeta në burg, vjen lajmi i papritur për Saimir Tahirin

Tahiri përmes avokatit të tij ka kërkuar sot nga Gjykata e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të GJKKO.

Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marre ne kundershtim me ligjin.

“Pezulloni vendimin, eshte kunder interesave te mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse me ka denuar jashte kompetencave te saj”, thuhet në rekursin e Tahirit.

Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.

Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë”, thuhet ne vijimin e kerkeses bashkangjitur rekursit drejtuar Gjykates./shkodranews