I shëndoshë dhe me flokë të thinjura, i moshuari nxirret i pajetë nga deti në Durrës

Një i moshuar është nxjerrë i pajetë nga deti në Durrës ditën e sotme. Mësohet se i moshuari rreth të 60-tave mbante veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu. Policia ka dyshime se i moshuari mund të jetë mbytur në det pasi nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në Durrës, është nxjerrë nga deti, i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.