Ilir Meta: Pas 25 korrikut do nis luftën kundër mafias

Në një intervistë televizive, Ilir Meta ka deklaruar se pas 25 korrikut kur të lërë detyrën e postit të Presidentit do të nisë luftë kundër mafias.

Ai premtoi solemnisht se do të nisë luftë jo vetëm kundër mafias lokale por edhe ndaj asaj rajonale dhe ndërkombëtare duke marrë postin e kreut të LSI.

Meta ka thënë se përfundimi i mandatit të presidentit do të sjellë nisjen e ekzekutimit të frikës.

“Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për të gjithë ata që donin të asgjësonin pluralizmin, se me 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel. Nis një luftë e pa kompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”, u shpreh ai.