




Ina Zhupa është padyshim një nga personazhet më kameleon të politikës shqiptare nga radhët e bluve.
Ajo është në të njëjtën kohë përfituese edhe e tenderave publikë nga Erion Veliaj dhe marrëdhëniet me socialistët i ka tejet të mira. Rikujtojmë këtu përqafimin e ngrohtë që i dha Anila Denajt pasi u zgjodhën deputete.
Deputetja e Bashës e cila në kohën kur ishte krah tij shante Berishën, e pas dorëheqjes nisi t’i lëpihej këtij të fundit ka komentuar ditën e sotme protestën.
“Këtu nis cikloni, uragani që do rrëzojë këtë qeverisje”,-deklaroi ajo ndër të tjera.




