Infermierja rrëfen hiѕtorinë e trishtë: 14-vjeçarja ndërroi jetë nga korоonaviruѕi, mund të kishte ѕhрëtuar nëse…

Një infermiere ka treguar historinë e trishtë të një pacienteje 14-vjeçare që ndërroi jetë nga Co vid-19 pasi prindërit e saj nuk lejuan mjekët që ta intubonin.

Infermierja që shërben në kujdesin intensiv bëri një postim në Twitter duke thënë se katër pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në vetëm një turn, duke thënë se secila prej v dekjeve mund të ishte parandaluar nëse do të ishin vaksinuar.

“Sonte unë në mënyrë të pafuqishme mbajta dorën dhe i ledhatova flokët e një vajze të bukur 14-vjeçare ndërsa ajo po largohej nga kjo botë. Ajo mezi priste të fillonte shkollën e mesme dhe të bëhej veterinere. Ishte aq e pakuptimtë.

Unë me të vërtetë besoj se ajo mund të ishte shpëtuar nëse prindërit e saj nuk do të na kishin ndaluar që ta intubonim. Vaskinimi do t’i kishte parandaluar të gjitha! Kësaj vajze të vogël iu mor jeta dhe iu shkatërruan të gjitha ëndrrat e saj”, shkruante infermierja e identifikuar me emrin Jessica.
Ndër të tjera, tha se vajza ka qenë me ta për 9 ditë dhe ka qenë e aftë të komunikojë me stafin e spitalit derisa gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua një ditë më parë.

Më pas rrëfeu historinë e një 25-vjeçareje që ishte 15 javëshe shtatzënë që kishte refuzuar vaksinën sepse mendonte që mund t’i shkaktonte infertilitet dhe t’ia dëmtonte fëmijën.“Gënjeshtarët e v ranë atë dhe foshnjen e saj”, tha infermierja duke shtuar se asnjë prej vi ktimave nuk ishte më e madhe se 45 vjec.
Top Channel