“Instikti i nënës” i shpëtoi jetën fëmijës 3-muajsh, karroca u shty 1 sekondë para përplasjes me “G-Classin”

Çifti Arian dhe Vilma Konomi, që u përplasën te Rruga e Kavajës, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagëve të marra nga aksidenti që tronditi opinion publik në Shqipëri. Të dy pacientët kane diagnozë politraume në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar nën mjekim intensiv. Fatmirësisht, fëmija tre-muajsh është në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, por siç tregojnë edhe dëshmitarët, nëna e ka shtyre karrocën tutje sapo ka parë që një automjet po vinte drejt tyre, për 1 sekondë. Kjo i ka shpëtuar jetën fëmijës.

Ndërkohë, pas përplasjes, prindërit e foshnjës kanë përfundur poshtë gomave të një makine tjetër.

https://fb.watch/cT-ouQatfh/