Interi mund me rezultat të thellë Milanin dhe shkon në finalen e Kupës

Interi është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, pasi e ka mposhtur Milanin 3-0 në sfidën kthyese gjysmëfinale në Giuseppe Meazza, duke qenë se takimi i parë ishte mbyllur pa gola. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, ishte protagonisti kryesor i ndeshjes me dy gola. Në shumë momente kuqezinjtë e Milanit u përpoqën të riktheheshin në lojë në përpjekje për ta ngushtuar rezultatin, por nuk ia dolën. Madje edhe kur ishin pranë, protagonist u bë arbitri.

Ismael Bennacer arriti ta mposhtte portierin Samir Handanovic, por gjyqtari dha shenjë për konsultimin e VAR-it dhe më pas u vendos se kishte pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit, ndaj goli u anulua. Interi përfitoi dhe shënoi golin e nokautit me Gosens. Interi në finale luan me fituesin e duelit ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas dhe gjasat janë të mëdha që më 11 maj në Stadio Olimpico të Romës të shohim një Derby d’Italia.