Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ në zi, njofton humbjen e njeriut të tij të shtrenjtë

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Andi Shehu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur gjyshin e tij.

Mes dhimbjes së madhe Andi ka treguar edhe këshillën që gjyshi i thoshte gjithmonë “se shoku i mirë duket në ditë të vështira”.Mesa duket, ish-konkurrenti i “Për’puthen” e ka zbuluar në varrimin e gjyshit se kush është mik i mirë, ai që i qëndroi pranë në këto momente.

“Gjyshi gjithmonë më ka thënë se shoku i mirë duket në ditë të vështirë!Sot, në varrimin e tij, e kuptova për çfarë e kishte fjalën. Faleminderit atyre që mu gjenden pranë…

Pusho në paqe”, shkruan Andi në postimin e tij në “Instastory”.